Merr flakë makina te 'Komuna e Parisit', shtëllungë e madhe tymi!

2 Mars 2021, 11:58

TIRANË- Një makinë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit. Kanë qenë banorët ato që kanë njoftuar policinë, pasi janë shprehur se kanë dëgjuar një shpërthim të madh.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shikohet se se flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, teksa në qiell janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi të zeza. Për pasojë  janë dëmtuar pjesërisht dhe 2 mjete të tjera të parkuara. 

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarr, por paraprakisht dyshohet se është aksidentale. Megjithatë, grupi hetimor po heton të gjitha pistat e mundshme.

"Më datë 02.03.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një difekti të batërisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E. G., dhe për pasojë  janë dëmtuar pjesërisht dhe  2 mjete të tjera të parkuara.  Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.