Merr flakë në ecje 'Range Roveri' në Krujë, shpëton shoferi!

1 Mars 2021, 13:59 | Përditesimi i fundit: 2021-03-01 14:05:37

Merr flakë në ecje një fuoristradë tip “Range Rover” në Krujë, pranë Krastës.

Fuoristrada sipas burimeve është në pronësi të shtetasit G.H. dhe paraprakisht mendohet të ketë marrë flakë si pasojë e një defekti në motor.

Në automjet ndodhej një i afërm i pronarit të mjetit kur ka konstatuar tymin që dilte nga motori ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar zjarrfikëset.

Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme më shumë se gjysma e mjetit është shkrumbuar.