Merr flakë në ecje makina në Shkodër, shkak shkëndija elektrike

1 Nëntor 2020, 21:52 | Përditesimi i fundit: 2020-11-01 21:56:57

Një makinë ka marrë flakë në ecje në qendër të qytetit të Shkodrës. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se mjeti autoveturë ka marrë flakë teksa po lëvizte në qendër të qytetit të Shkodrës pranë ish monumentit të 5 heronjve te vigut në Shkodër.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë me shpejtësi nga mjeti dhe nuk ka persona të lënduar ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjehere forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.Mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike në pjesën e përparme te mjetit i cili u përfshi nga flakët.Mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike në pjesën e përparme te mjetit i cili u përfshi nga flakët.