Merr flakë në ecje një makinë në Fier, shoferi del i alarmuar nga mjeti

5 Prill 2021, 07:46

Digjet gjatë mesnatës një automjet tip “Mitsubishi Carisma”. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ish-UMB në Fier.

Automjeti me motor Benzin-Gas me targa AA 265 HS ka marrë flakë në ecje e sipër, çka e ka detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, të dal i alarmuar prej tij.