Merr flakë shtëpia në Vlorë, shpëton nëna me djalin! Zjarrfikëset në 'luftë' me flakët

12 Nëntor 2020, 09:16 | Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 09:19

Këtë mëngjes ka marrë flakë një shtëpi në Vlorë.

Brenda shtëpisë e cila ishte shumë e vjetër ndodhej një grua dhe djali i saj.

Ndonëse zonja e shtëpisë është ndier keq, fatmirësisht ajo së bashku me djalin e saj janë shpëtuar.

Shtëpia e përfshirë në flakë ndodhet në lagjen Partizani. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht ato janë evakuuar dhe situata është vënë nën kontroll.

Shkak i zjarrit që ka rënë sot në një shtëpi në Vlorë është bërë një bombul gazi.

Report Tv mëson se bombula e gazit e cila ndodhej në kuzhinë ka marrë flakë duke bërë që zjarri të përfshijë të gjithë shtëpinë.

Vijon....

b.ha./Shqiptarja.com