Merr fund lufta e përgjakshme/ Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për rajonin Nagorno-Karabakh! Ndërhyn Rusia

10 Nëntor 2020, 12:33

Kanë kaluar 6 javë qëkur ka filluar konflikti në Nagorno Karabakh, edhe situata mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin kanë  në vend ka pasur tensione të vazhdueshme. Duke nisur nga dita e sotme hyn në fuqi një tjetër armëpushim i ri, por duket se kjo gjë nuk ka lumturuar qytetarët armenë, të cilët kanë protestuar kundër vendimit. Mijëra protestues, sulmuan selinë qeveritare në Jerevan, plaçkitën zyra e thyen dritare. Turma e zemëruar u mblodh jashtë godinës qeveritare, pasi kryeministri i vendit Nikol Pashinyan bëri me dije se ishte arritur një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe Rusinë.