Merr fund pritja/ Pronari i një hoteli në Gjirokastër do strehojë falas 9 emigrantët

9 Prill 2020, 15:23

Një pronar hoteli në qytetin e Gjirokastrës ka vënë në dispozicion 45 dhoma për të vetëkarantinuar emigrantët nga Greqia që nuk kanë mundësi për t'u vetëizoluar me shpenzimet e tyre. Gazetari i report Tv, Pirro Nase raporton se ai është shprehur i gatshëm për t'i mbajtur për 14 ditë 9 emigrantët të cilët kanë 72 orë që presin të kthehen në atdhe, dhe atyre do u sigurojnë përveç fjetjes edhe ushqim të tre vakteve falas.