Merr fund tolerimi në Tiranë, 300 gjoba në 2 ditë! Policia bashkiake: Shoferë, u rikthyen parkimet me pagesë

8 Maj 2020, 18:10

Rikthehen parkimet me pagesë, policia bashkiake vendosi rreth 300 gjoba për shoferët që nuk zbatuan rregullat. Gentian Vocaj, shef i sektorit të qarkullimit në policinë bashkiake i bën apel qytetarëve të respektojnë vendparkimet pasi tashmë me lehtësimin e masave kufizuese nuk do të ketë tolerime.

Me lirimin e fashave orare dhe duke parë që trafiku i mjeteve në rrugë dhe i njerëzve u shtua, atëherë policia bashkiake në bashkëpunim me bashkinë Tiranë vendosi të ushtrojë kontrolle edhe në parkimet me pagesë. Kryesisht në parkimet me pagesë në rrugët kryesore por dalëngadalë edhe në zonat rezidenciale.