Merr mesazhin nga njeriu i dashur, gazetarja Jonida Aliçkolli përlotet në emision

16 Janar 2020, 13:10

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” sot ka qenë gazetarja e njohur Jonida Aliçkolli, e cila në një bisedë shumë interesante ka rrëfyer fillimet e saj në gazetari, pasionin për radion, por edhe ‘pasionet e fshehura’ siç është edhe muzika.

Nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe jeta e saj personale dhe lidhja e ngushtë me motrën, e cila e surprizoi në emision.

“Edhe pse kemi pesë vite diferencë me njëra tjetrën, me motrën dilnim gjithmonë bashkë, shkoj shpesh te ajo, jemi të lidhura dhe e vuaj shumë mungesën e saj. Ziheshim shumë sepse vishte rrobat e mia, tani i them kur do vish që të veshësh rrobat e mia”, shprehet gazetarja.

Një video-mesazh nga Italia do ta emociononte Jonidën, në sytë e së cilës nuk munguan as lotët.

Kur ajo ka ikur kuptuam që Remzie Osmani ka një këngë që ia kushton motrës. Me mbesën po ashtu kam një lloj lidhje që nuk e kuptoj dot me fjalë”, thotë në ‘Rreze Dielli” gazetarja Jonida Aliçkolli.