Merr zjarr një banesë në Berat! Fëmijet e lagjes i vënë flakën me kartonë vilës 3-katëshe, familja në emigrim

22 Qershor 2022, 20:17

Loja me kartonë nga disa fëmijë në qytetin e Beratit ka shkaktuar një zjarr mbrëmjen e sotme në lagjen e ish 'Pjeshkore'.

Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartonë dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat, nga dritarja që ishte e hapur totalisht. Si pasojë e zjarrit të rënë, janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile, i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër. Vila 3-katëshe është në pronësi të Raqi Kules, të cilët janë banues në Greqi.