Merret peng një person në Kamëz, e fusin me dhunë në makinë! Policia në ndjekje të autorëve

17 Janar 2020, 14:42 | Përditesimi i fundit: 2020-01-17 20:56:28

KAMËZ- Një person është marrë peng nga disa të tjerë në qytetin e Kamzës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:44, në rrugën  “Londër". Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë me forcë në makinën e autorëve një prej të përfshirëve në sherr. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta police dhe më pas janë vënë në ndjekje të automjetit që është larguar me shpejtësi. Report Tv ka siguruar edhe pamjet  nga vendi i ngjarjes, ku aty ende janë shenjat e gjakut të shkaktuar nga përleshja.  Aty është gjetur një këpucë dhe makina që dyshohet të jetë e personit të rrëmbyer. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.