Merret vendimi/ Gjermania i thotë 'PO' Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave me BE

26 Shtator 2019, 23:06

Gjermania thotë "PO" Shqipërisë! Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Pas një diskutimi që ka zgjatur për rreth 45 minuta, Gjermania i jep dritën jeshile Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Një vendim pozitiv është marrë edhe Maqedonia e Veriut. Për këtë të fundit rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave ndërsa për Shqipërinë me 9 kushte. Në fazën e parë është vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe Reforma Zgjedhore, në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për të vijuar me 7 kushte të tjera në fazën e dytë.

Theksi vihet tek ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, marrja një vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe tek procedimi penal për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kaluan procesin e Vettingut (lexo këtu të plotë). Kriza politike në Shqipëri është një faktor i rëndësishëm sa i përket vazhdimësisë së negociatave. Mungesa e dialogut politike do të ngadalësonte vazhdimësinë e negociatave, por që kriza politike nuk bëhen pengesë në hapjen e negociatave për anëtarësim.

Vendimi i liderëve të BE-së për Shqipërinë nëse do të hapen negociatat do të merret në 17-18  tetor.