Merret vendimi, Pogradeci, Bashkia e parë që zeron taksën vendore për bizneset e mbyllura

9 Prill 2020, 14:17

POGRADEC- Pogradeci është bashkia e parë e cila ka zeruar tarifat vendore për bizneset e mbyllura gjatë muajit prill. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe përfitojnë të gjitha bizneset të cilat janë urdhëruar të mbyllen nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë në qytet dhe njësitë administrative.

Ndërkohë, po diskutohen edhe disa lehtësira të tjera për bizneset, në rast se situata e pandemisë COVID-19 do të vijojë përtej prillit, që ka të bëj me ulje të tarifave vendore për muajt që do pasojnë, përjashtim nga taksa e hapësirë publike apo edhe lehtësira gjatë sezonit veror.