“Mërzitem kur nuk flas”, telefonuesi “vërejtje” drejtuesit të emisionit dhe Ramës

14 Prill 2020, 10:16

Një nga ndjekësit besnik të emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte sot pak i mërzitur se nuk arrinte dot të kapte linjën për shkak të fluksit të telefonatave dhe kishte një “vërejtje” për gazetarin Andi Kapxhiu duke i thënë:” Mërzitem kur nuk flas ,kur nuk më hapet telefoni” Më pas i moshuari ka edhe dy fjalë për kryeministrin :”  Edi Rama po mundohet të bëjë diçka por ndihmat nuk kanë shkuar në destinacionin e duhur pasi i kanë marrë të fortët dhe ata që kanë njerëz në institucionet shtetërore”