Mes rindërtimit dhe rrugëve të prishura, telefonuesi zbulon dilemën e kurbinasve më 25 prill

3 Prill 2021, 09:16

Një zotëri nga Kurbini telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai zbuloi dilemën e madhe që ka kjo zonë se kë të votojë më 25 prill majtas apo djathtas. Qytetari tha se ok po ecën me ritme rindërtimi por ka shumë probleme të tjera në infrastrukturë dhe ka shumë rrugë të dëmtuara.