Mes varfërisë dhe koronavirusit, familja në Korçë: Do rrimë pa ngrënë, vetëm na ndihmoni me ilaçet e fëmijëve

26 Mars 2020, 18:44

Familja Cenolli me 5 anëtarë në fshatin Vashtmi në bashkinë e Maliqit, po kalon një periudhë shumë më të vështirë nga koronavrusi, pasi i vetmi burim të ardhurash që vinte në shtëpi, ishte rroga e gruas së familjes si ndihmës kuzhiniere. Me mbylljen e restorantit ku punonte si pjesë e masave për parandalimi e koronavirusit. Çifti Cenolli ,me 3 fëmijë të vegjël, 2 prej të cilëve të sëmurë vuajnë çdo ditë mjerimin në banesën që rrezikohet të shembet nga momenti në moment. Pa asnjë ndihmë ekonomike, pa ushqim, pa energji elektrike ata shtyjnë urinë me shpresën se dikush do iu gjendet pranë në këto ditë të vështira.