Mesazhe e artistëve: Nga 'Dua më shumë Shqipërinë', tek vepra në murtajë e Shekspirit

17 Mars 2020, 13:14

Beteja me Virusin Korona vazhdon në të gjithë botën. Artistët të gjendur këto ditë me familjen e tyre brenda dyerve të shtëpisë sjellin për “ReporTV” mesazhe optimiste, për më shumë shpresë, paqe edhe kurajë. 

Robert Aliaj Dragot së bashku me vajzën e tij, Gala, japin një mesazh përmes këngës fortë të dashur, “Dua më shumë Shqipërinë” .

Aktori Laert Vasili u bën apel shqiptarëve që të kenë më shumë kujdes për familjarët edhe të moshuarit.

Shkrimtarja Anilda Ibrahimi përmes romanit “Për kë bien kambanat” të Ernest Heminguejit, sjell mesazhin e saj nga shtëpia në Itali.

Sopranoja shqiptare Shpresa Beka përmes një arie operistike shprehet optimiste bën apel për më shumë kujdes për familjarët.