Mesazhi cinik por realist për të gjithë të rinjtë: Qëndroni larg gjyshërve, mos i përqafoni

21 Mars 2020, 21:47

Nëse doni të ruani gjyshin dhe gjyshen tuaj, qëndroni larg tyre, mos i takoni deri sa kjo pandemi të marrë fund. Mund të duket një mesazh cinik dhe egoist, por është e vetmja mënyrë që ato të vijonë të gëzojnë shëndete të plotë dhe jetë. 'Mos hyni në shtëpinë e tyre, mos i përqafoni sepse i vini në rrezik', këtë ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Izraelit, në një video-mesash për qytetarët, ndërsa është shpërndarë nga kryeministri Rama për të ndërgjegjësuar qytetarët të ruajnë distanca dhe rininë të mos bëhet bartëse e virusit dhe më pas ta transmetojë atë në shtëpi duke rrezikuar jetën e atyre.