Mesazhi i 85-vjeçarit. Ish-mjeku në Repolitix: Dua t'i bashkohem bluzave të bardha

9 Prill 2020, 17:52 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 20:04:39

Kërkesa e veçantë e një 85-vjecari na ka habitur të gjithë. Ish-mjek në profesion Josif Qyqe përmes një letre dërguar në redaksinë e Report TV në adresë të emisionit Repolitix i kërkon të riveshi bluzën e bardhë për t'i ardhur në ndihmë komunitetit ku jeton në zonën e Kamzës. 85-vjecari që don t'i bashkohet bluzave te bardha, nisi punën e tij si mjek i përgjithshëm në vitin 1960 në qyettin e Kukësit. Ka mëse 20 vite që ka dalë në pension por misioni për të cilin ai ka bërë betimin e Hipokratit është një zë që i thërret së brendshmi. Dëshira për të qenë pranë të pamundurve në këto ditë të vështira që po kalon e gjithë bota. I disati rast që me gjeste të tilla humane mjekë të cilët kanë kontribuar me vite kërkojnë t'i gjenden pranë bluzave të bardha, ndoshta edhe duke rrezikuar jetët e tyre, për shkak të rriskut të moshës.