Mesazhi i fortë i Kardinalit Troshani për politikën: Kur më burgosi Enveri, unë u luta t'ia ndriçojë mendjen...lutuni për miqtë dhe armiqtë

19 Nëntor 2019, 20:27

SHKODËR- Të kapur dorë për dorë nga Shkodra buruan lutjet e përbashkëta nga drejtuesit e komuniteteve fetare dhe kanë përcjellë mesazhe për politikën shqiptare nga xhamia e ‘Ebu Ekber’.

"Ta ruaj dhe ta bekoj këtë tokë dhe çdo vend në të cilin bijtë e tij dhe bijtë e saj punojnë" është lutja e përbashkët e drejtuesve të komuniteteve fetare.

Kardinali Ernest Troshani priti një delegacion te departamentit amerikan te shtetit. Ai foli për harmonine mes besimeve fetare por edhe tregoi sesi ne momentet e tmerrit e te arrestimit nga dikatuara u lut për diktatorin Enver Hoxha, që Zoti t’ia ndriçonte mendjen.

"Me u lut për ta, qofshin miq, qofshin armiq. Jam lutur për Enverin që t'ia ndriçojë mendje. Me i pa të gjithë të gëzuar, katolikë e mysliman, gjithë mjerimin", tha kardinali Ernest Troshani, teksa tregoi që është arrestuar pasi mbajti meshe pas vdekjes së presidentit amerikan Kenedi.

Kardinali se bashku me delegacionin vizituan edhe qelinë e burgut pranë ish-burgut të Shkodrës, sot muzeu i dëshmisë dhe kujtesës.

Në xhaminë “Ebu Beker”, në katedralen e “Shen Shtjefnit” dhe në katedralen ortodokse “Lindja e Krishtit”, imam Muhamed Sytari, imam Fejzi Zaganjori, Arqipeshkvi Angelo Massafra, Kardinali Dom Ernest Troshani dhe drejtuesit e kishës Ortodokse, At Nikolla dhe Aleksander Petani, rrëfyen vuajtjet e besimtarëve gjatë regjimin komunist, persekutimin por edhe bashkimin në raste të vështira.