Mesazhi i Frendos për Pashkën: Mos lejoni ta drejtoj virusi jetën por Krishti!

12 Prill 2020, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2020-04-12 14:23:22

TIRANE-Arqipeshkvi Imzot George Frendo paraditen e sotme në Katedralen e Shën Palit drejtoi meshën për mesazhin e ngjalljes së Jezusit për Pashkët. Në fjalën e tij, Frendo u shpreh se nuk duhet të lejojmë që virusi të kufizojë dhe drejtojë jetën tonë. Për Frendon, kjo situatë duhet të shërbejë si një shkollë, pasi njerëzit sipas tij janë viktima e materializimit dhe konsumizmit. "Mos lejojmë që virusi të kufizojë jetën tonë, jeta jonë nuk është në drejtimin e virusit, por të Krishtit. Virusi ka krijuar shumë probleme, por le të jetë kjo situatë si shkollë, se ishim tepër viktimë materializmi dhe konsumizimi" tha ai.