Mesazhi i Janullatos për Pashkën: Befasisë që shkaktoi pandemia, le t’i kundërvëmë të mospasurit frikë

18 Prill 2020, 12:58

Kryepeshkopi Janullatos në mesazhin për Pashkën Ortodokse drejtuar besimtarëve u shpreh se "Pashkë të mbara vëllezër e motra. Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi le ti kundërvëmë të mospasurit frikë, që na fal Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e ngjalljes nga njëra lambadhë tek tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës e të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër tek tjetra. Krishti u ngjall" tha ai.

  •