Mesazhi i Lucës për prindërit: Jepuni mundësi fëmijëve të punojnë dhe të kuptojnë si nxirret leku! (Në fabrikën e përpunimit të peshkut edhe vajza e tij)

29 Qershor 2022, 19:54

Ka qenë vetë biznesmeni Gjergj Luca, i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku na prezanton me gjimnazistët që punojnë krah për krah me prindërit e tyre, për të ndihmuar familjen, por edhe për t’u përgatitur për vitin e ardhshëm shkollor.