Mesdheu Lindor/ Marrëdhëniet turko-greke në qorrsokak

14 Shtator 2020, 16:08

Vendimi për rikthimin e  Anijes Kërkimore turke, Oruç Reis, në portin e Antalias u pa si një shenjë tejet pozitive ana e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në përpjekje për të ulur tensionet që filluan një muaj më parë në lidhje me kontrollin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Megjithatë mëngjesin e Ministri i Jashtëm Turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi se vendi i tij nuk është tërhequr nga pretendimet  për të vënë  nën kontroll hidrokraburet. Çavusoglu deklaroi se tërheqja në portin e Antalias e anijes “Oruç Reis” u bë për shkak se ajo është duke iu nënshtruar një kontrolli teknik. Ministri i jashtë turk paraqiti gjithashtu një hartë të ujërave territoriale greke dhe turke në Egjeun Lindor duke theksuar se këtë ia paraqiti edhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.