Mesdheu Lindor/ Në luftën për gaz, pas Rusisë edhe SHBA-ja… të gjithë duan të luajnë rolin e ndërmjetësit

13 Shtator 2020, 13:48

Pas Rusisë, edhe SHBA-ja…të gjithë duan të luajnë rolin e ndërmjetësit

Mike Pompeo ka nisur një mission diplomatik nga Qipro në përpjekje për të frenuar përshkallëzimin e tensioneve, të shkaktuar nga Turqia pas nisjes së operacioneve të kërkimit për gaz dhe hidrokarbure, në ujërat e pretenduara nga Athina dhe Nikosia. Sekretari amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Ankarasë të ndalojë provokimet dhe ka siguruar se ndërmjetësimi është kërkuar nga vet presidenti Donald Trump

"Jemi shumë të shqetësuar nga operacionet turke të kërkimit për burime natyrore në zonat e Mesdheut lindor, të pretenduara nga Greqia dhe Qipro”, - tha Sekretari i Shtetit gjatë takimit me Presidentin qipriot Anastasiades.

E ndërsa si Shtetet e Bashkuara, Rusia gjithashtu ka ofruar më parë ndërmjetësim përmes Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, Athina do të blejë sëshpejti nga Franca mjete dhe pajisje ushtarake, avion, fregata shumëfunksionale, por edhe helikopterë si dhe do rekrutojë 15,000 trupa

Në situatën aktuale është e domosdoshmë forcimi i mbrojtejs së vendit – tha Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

Marrëveshja e Macron me Greqinë dhe Qipron nuk ka kaluar pa reagimin e Turqisë.

Presidenti Erdogan tha se francezi Macron vazhdon të thotë se ai ka një problem me mua. Në fakt ai rrezikon të ketë problem të mëdha me Turqinë, ndërkohë që

Ndërkohë në Mesdhe vazhdojnë manovrat luftarake nga ana e Greqisë, Turëisë dhe Qipros