‘Mesdheu’/ Merkel: Diskutime me Erdogan për dialog

29 Gusht 2020, 18:04

GJERMANI- E shqetësuar për situatën e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë për shkak të kërkimeve të anijes turke për gaz në Mesdheun Lindor, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se  shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet të bëjnë gjithçka të munden për të mbështetur Greqinë. Por gjithashtu ajo shprehu se duhet treguar shumë kujdes për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës.