Deputetja socialiste Senida Mesi ka folur pas mbledhjes së drejtuesve të rajonit të veriut me kryeministrin Edi Rama. Mesi deklaroi se në mbledhje u diskutua për problematika dhe shërbimet që do të ofrohen nga bashkitë. Ajo tha se mbledhja nuk kishte fokus ngërçin e krijuar në Bashkinë e Shkodrës.
"Diskutuam problematika mbi shërbimet që do të ofrohen nga bashkitë. Në këtë mbledhje nuk është diskutuar ngërçi në lidhje me kryetarin e bashkisë Shkodër. Janë diskutuar në sërë problematikash. U diskutua edhe elementi i organizmit të strukurave të PS për të bërë të mundur zgjerimin e partisë me ata individë që duan të jenë pjesë e vendimmarrjes", u shpreh Mesi.