Mësimi në Durrës, prindërit: Fëmijët hasin vështirësi me orët e shkurtuara

19 Shtator 2020, 17:07

Në Durrës për shkak të tërmetit dhe pandemisë mësimi zhvillohet me disa turne dhe me orë të reduktuara. Report Tv bëri një vëzhgim në një nga shkollat më të mëdha në qytet, "Jusuf Puka",  aty ku janë transferuar edhe nxënësit e një shkollë tjetër.

Distanca sociale duket se ruhet vetëm nëpër klasa, ndërsa në oborrin e shkollës nxënës e prindër qëndrojnë të ngjeshur me njëri-tjetrin, shpesh edhe pa maska.