Mësimi nga TV, Shahini në Report Tv: Vetëm 15% në fshatra kanë vështirësi! Mësuesi në Korçë u infektua në Greqi

18 Mars 2020, 17:35

TIRANE-Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një lidhje me Skype për emisionin 'Repolitix' në Report Tv u shpreh se vetëm 15% e nxënësve nuk po arrijnë që të marrin leksionet, ndërsa pjesa tjetër vijon normalisht përmes RTSH-së. E pyetur nëse rrezikohet viti shkollor, ministrja tha se nuk është momenti për të marrë vendime të tilla. Shahini konfirmoi edhe rastin e mësuesit në shkollën jo publike në Korçë, që është prekur me koronavirus, sipas saj nga kontakti në Greqi.