Mësimi online/ Maturantët të shqetësuar për provimet: Nuk e dimë çfarë do ndodhë

11 Prill 2020, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 18:13:40

TIRANË- Mësimi i zhvilluar online është gjetur si e vetmja mënyrë që nxënësit  dhe mësuesit të vazhdojnë të zhvillojnë mësimet. Thuajse në të gjitha shkollat në vend janë krijuar klasa në rrjete sociale për të dhënë mësim. Por duket se ata që po hasin më shumë vështirësi dhe shqetësime janë maturantët, pasi provimet e maturës i cilësojnë si një moment të rëndësishëm në jetën e tyre.