Mësimi online ndërlikon sezonin e provimeve, Qëndresa Qytetare: Studentët duhet të kthehen në auditore

7 Janar 2021, 21:09

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që universitetet të vijojnë mësimin online dhe për dy javë të tjera. Rigels Xhamollari nga Qëndresa Qytetare shprehet se ky vendim do të sjellë pasoja dhe në sezonin e provime  që nis në muajin shkurt.

Do të ndikojë akoma më shumë në sezonin e provimeve që starton në muajin shkurt dhe Universitetet nga ana e tyre nuk kanë një metodologji të caktuar për të zhvilluar provimet online, nuk e kanë publikuar një metodologji të tillë dhe duket që nuk e kanë. Mungesa e internetit, mungesa e literaturës, rreth 15-20% e studentëve janë shprehur që i marrin leksionet vetëm nëpërmjet e-mailit, nuk kanë video-takime me pedagogët, nuk respektohen oraret. Ka një tërësi problematikash që do ti dëmtonin studentët sa i përket rezultatit të tyre në provimet e para”- u shpreh Rigels Xhemollari.

Sipas Xhemollarit duhet rikthim në auditoret e universiteteve, që janë gati për të pritur studentët që prej muajit nëntor.

Ne kemi parë që studentët po tubohen në lokale, bare, kafe  dhe restorante për shkak se aty ka internet. Po grumbullohen në tubime të mëdha dhe do ishte më mirë për mendimin tim që studentët të shkojnë në universitet, të përcaktohet një rregull ashtu siç u tha dhe në fillim dhe të mbanin distancë, maska dhe gjithë masat e marra. Ka shumë studentë që po studiojnë në degë 2-vjeçare dhe po mbyllin vitin e dytë online dhe këto degë janë me profile teknike. Kush qytetarë do ti besonte një studenti me dy vite online në këto degë”-tha Xhemollari.

Sipas tij, studentët përfitues të bursave ende nuk e kanë marrë pagesën.