Mësimi online në kohën e koronavirusit, ministrja zbulon si do të bëhet vlerësimi i nxënësve

23 Mars 2020, 17:30

TIRANE-Ministrja e Arsimit Besa Shahini duke marrë shkas që gjatë dy ditëve të fundit janë shpërndarë lajme të rreme në rrjetet sociale për organizimin e procesit mësimor online, si dhe për datat kur mund të kthehemi nëpër shkolla u kërkon të gjithëve që “Mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për të verifikuar nëse një lajm i dalë nga MASR apo nga faqet e mia është zyrtar apo është i rremë, është duke klikuar si në faqen e MASR, ashtu edhe në faqen time në facebook, instagram dhe tëitter. Në të tri platformat, unë postoj të njëjtat informacione, të njëjtat lajme, dhe aty janë lajmet e vërteta”.