Messi sfidon Barçën, nuk paraqitet në testet mjekësore! 'Pleshti' i bindur edhe për klazuolën 700 mln euro

30 Gusht 2020, 14:30

Nuk ka pasur asnjë surprizë të minutave të fundit. Leo Messi ashtu siç bëri të ditur dje nëpërmjet avokatëve të tij nuk është paraqitur mëngjesin e sotëm në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore. Pjesa tjetër e skuadrës u paraqitën rreth orës 10:15 në qëndrën sportive ndërsa kapiteni i Barcelonës JO.

Ky është një sinjal shumë i qartë që të gjitha shpresat që kishte klubi blaugrana për të rregulluar marrëdhëniet me argjentinasin janë shuar pasi Leo Messi është i vendosur që nuk do të vijojë më tek Barcelona. Sipas asaj që bën me dije “Cadena Ser” Leo Messi e ka një bindje të madhe që klauzola për të prishur kontratën nuk vlen për këtë vit dhe klubi që do të afrojë Messin nuk është i detyruar që të paguajë shumën marramendëse prej 700 milion euro.