Mësues e pedagogë njëzëri: Gjuha dhe Letërsia të ndahen nga njëra-tjetra, domosdoshmëri e kohës

11 Nëntor 2019, 20:41

TIRANË- Gjuha shqipe dhe letërsia duhet të zhvillohen si lëndë mësimore të ndara.  Është ky opinion që ndajnë pedagogët dhe mësuesit e Gjuhës dhe të Letërsisë. Pas kërkesave të vazhdueshme të ngritura nga gjuhëtarët ndarja e gjuhës shqipe dhe letërsisë u bë vetëm për shkollat e mesme.

Mësuesja e Letërsisë në gjimnazin Petro Nini në Tiranë, Orjana Osmani shprehet për ReportTV se ndarja si lëndë mëvete ndihmon nxënësit në  përfeksionimin e të shkruarit dhe eleminimin e gabimeve drejtshkrimore ku calojnë sot shumë të rinj.

Çfarë ka ndodhur ekzaktësisht në ndarjen e këtyre dy lëndëve? Në në gjimnaz nuk është se bëjm mirfilli gjuhë shqipe ashtu si ata e bëjnë në klasën e nëntë, bëhet një program i integruar krahas teksteve joletrare, ata bëjnë dhe njohuri gjuhësore të cilat janë në funksion të këtyre teksteve. Sigurisht që edhe tekstet kanë ushtrime gjuhësore , por ato shikohen në këndvështrimin e ndihmës që i japin nxënësit në të shkruarën duke qenë se ky ishte dhe arsyeja kryesore e futjes së gjuhës shqipe në gjimnaz duke qenë se nxënësit bënin jashtëzakonisht gabime në të shkruar.”-u shpreh mësuesja e letërsisë Orjana Osmani.

Ndërkohë për pedagogen e Gjuhë-Letërsisë, Elsa Skënderi ndarja e lëndëve duhet bërë për të gjithë arsimin parauniversitar pasi pasojat e kësaj shkrirje krijon një boshllëk njohurish gjuhësore tek nxënësit.

“Profesionistë dhe pedagogë të të dyja fushave kanë pasur rezervat e tyre në lidhje me këtë shkrirje sepse në të vërtetë nuk është arritur asnjëherë një integrim mjaft i mirë it ë dyja disiplinave. Veçanërisht pasojat i kemi parë ndër vite madje mund të jenë mbase të reflektuara edhe tani sa u takon njohurive gjuhësore sepse përgjithsisht prirja ishte që mësuesit të bënin temat e letërsisë dhe temat e gjuhës qofshin këto tema gramatikore apo drejtshkrimore të liheshin pas dore, kësisoj nxënësit kishin njohuri të pamjaftueshme dhe të cunguar gjuhësor.”- u shpreh pedagogia Elsa Skënderi.

Nga ana tjetër lidhur me këtë propozim të gjuhëtarëve, mësuesja e gjuhë letërsisë në shkollën 9-vjeçare, Albana Xhaho tha se kjo shkrirje mes dy lëndëve ka qenë një domosdoshmëri e kohës.

“Unë mendoj që u bë një domosdoshmëri e kohës shkrirja dhe integrimi i këtyre dy lëndëve me njëra-tjetrën, se nuk mund të kemi një gjuhë të pastër pa një tekst letrar dhe nuk mund të kemi një tekst letrar pa një analizë gjuhësore të mirëfilltë. Kështuqë mendoj në këtë kuptim në një formim të përgjithshëm të nxënësve u vjen në ndihmë atyre pasi të mësuarit me kompetenca që është një risi e viteve të fundit nxjerr domosdoshmëri fitimin e disa aftësive për jetën.”- u shpreh mësuesja Albana Xhaho.

Ndërkohë gjuhëtarët nuk ndalen në thirrjet ndaj qeverisë për t’i kushtuar shqipes politika të veçanta dhe financime për mbrojtjen e saj.