Mësuesi 'hero' nga Kukësi që bën çdo ditë 20 km për të shkuar në shkollë: Nuk e përballoj dot koston për transport

7 Mars 2020, 21:33

KUKES - Prej më shumë se tre dekadash, mësues Zaim Thaçi ecën çdo ditë në këmbë nga qyteti i Kukësit në fshatin Gjinaj të Hasit për rreth 20 km vajte-ardhje për të dhënë mësim në shkollën 9 vjeçare "Sinan Gjini". Në ditë me diell, shi por edhe kur dëbora arrin deri në gju sërish mësues Zaimi nuk ka munguar për t'iu dhënë mësim nxënësve të tij.

Ai mbërrin gjithmonë në kohë para nxënësve, dhe kur zilja e shkollës tingëllon ai është aty për të nisur orën e mësimit.