Kreu i sindikatës së arsimit në Shkodër Arian Peraj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje se nxënësit dhe mësuesit nuk do të lejohen me celularë në shkollë, ndërsa paralajmëroi se ky vendim do të zbatohet së shpejti edhe për administratën.
Arian Peraj lëshon akuza të forta në drejtim të kryeministrit dhe ministrisë së Arsimit, që sipas tij po e bëjnë një gjë të tillë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e arsimit.
Urdhri i ri për marrjen e celularëve të mësuesve është absurditeti i radhës i cili synon të largojë vëmendjen nga problemet me të cilat haset mësuesi sot. U dhanë librat fillores në përdorim, u shtrenjtuan me 20-25% librat nga klasa e 6-te dhe në vazhdim.
Arian Peraj
Viti i ri shkollor nis ditën e hënë në datë 17 shtator.