Sekretari i PD-së për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Arben Kashahu deklaroi se kryeministri Rama duhet të hetohet për shpërdorim detyre.
Përmes një deklarate zyrtare, Kashahu tha se "Rama ka shpërdoruar detyrën në lejimin e krizës humanitare në pikën kufitare të Kakavijës, ku, tragjikisht, humbi jetën edhe një fëmijë."
Ai i është referuar dokumentit të publikuar nga Presidenti Meta ku sipas tij "Kryeministri u informua që në datën 5 gusht zyrtarisht për vendimet e marra nga pala greke për të menaxhuar pandeminë me shtetasit që hyjnë në Greqi. 11 ditë më parë Edi Rama e dinte se çfarë do të ndodhte, por vazhdoi pushimet pa e vënë ujin në zjarr për mijëra shqiptarë që e pësuan prej neglizhencës së tij kriminale."
Kashahu i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë shpërdorimin e detyrës nga ana e kryeministrit Rama.
"Edi Rama shpërdoroi detyrën dhe duhet të hetohet. Ai u lajmërua në 5 Gusht për vendimet e palës greke, por nuk mori asnjë masë për të parandaluar katastrofën humanitare.
Edi Rama ka shpërdoruar detyrën në lejimin e krizës humanitare në pikën kufitare të Kakavijës, ku, tragjikisht, humbi jetën edhe një fëmijë.
Kryeministri i vendit i cili është njëkohësisht edhe Ministër i Jashtëm fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, u informua që në datën 5 gusht zyrtarisht për vendimet e marra nga pala greke për të menaxhuar pandeminë me shtetasit që hyjnë në Greqi. 11 ditë më parë Edi Rama e dinte se çfarë do të ndodhte, por vazhdoi pushimet pa e vënë ujin në zjarr për mijëra shqiptarë që e pësuan prej neglizhencës së tij kriminale.