Meta apel politikës: Duhet strategji e re anti-COVID, shmangni çdo tension artificial!

6 Korrik 2020, 16:07

TIRANE-Kreu i shtetit shqiptar kërkoi nga politika që të mos krijoi tensione artificiale për dy çështje të rëndësishme, situatën me koronavirusin dhe plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave. E para merr jetë njerëzish, tha Meta, ndërsa e dyta i kushton Shqipërisë ëndrrën evropiane. Për koronavirusin Meta tha se nëse është e nevojshme, është gati  të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

I pyetur nga Report TV për denoncimin e Lulzim Bashës se në sekret të plotë qeveria po u jep oligarkëve një pjesë të territorit të bazës ushtarake në Sarandë, Ilir Meta u shpreh se ka nisur verifikimet.