Presidenti Ilir Meta ka bërë gati listën me 10 kandidatë për t'i dërguar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.
Meta i ka bërë thirrje KED-së që të punojë pa ndërprerje për shqyrtimin e 10 kandidaturave.
Njoftimi i plotë:
Institucioni i Presidentit të Republikës, bën me dije se:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, pasi u njoh me njoftimin Nr. 268 Prot. Datë 18.09.2020 dhe Vendimin Nr. 29 Datë 16.09.2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), administruar me Nr. 3188 Prot., Datë 21.09.2020, konstatoi se:
Në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, e shpallur fillimisht për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018 dhe rishpallur me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, rezultoi se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant nuk mbeti asnjë kandidat i kualifikuar.
Ndodhur në këto kushte, pasi vlerësoi njoftimin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Presidenti i Republikës, me qëllim ndjekjen pa vonesë të procedurave të kërkuara nga Kushtetuta dhe ligji për plotësimin e kësaj “Vakance të parakohshme” në Gjykatën Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, me Dekretin nr. 11742, datë 24.09.2020, miratoi menjëherë: