Meta 'çon' fushatën anti-qeveritare në Bruksel dhe 'korrigjon' raportin e KE: Vetëm Rama fajtor për Kushtetuesen

5 Mars 2020, 17:21

TIRANË- Një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave me BE, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ku është shprehur se nuk është dakord me një nga faktet e shkruara në raport, lidhur "mosmarrëveshjen mes palëve për Gjykatën Kushtetuese për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës". Në letrën e tij, që mban datën 3 mars, kreu i shteti shkruan se është dakord që ka një mosmarrëveshje, por kjo jo për "faj të tij, por të mazhorancës, sipas së cilit ka qëllim që të kap Gjykatën Kushtetutese.