Meta dhe Pendarovski kundër alternativës me 'privilegje' të Macronit

26 Tetor 2019, 14:57

Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër idesë së presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një partneriteti “të privilegjuar” për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Njëjte edhe presidenti maqedonas: "Ai përmendi një fjalë fqinjësi, kur përmendi Ballkanin Perëndimor. Ne nuk jemi fqinj, jemi në proces të bëhemi anëtare sepse jemi vende të kontentit europian sepse këtë na vërtetojnë dokumentet bazike të BE që nga viti 1997. Në nuk na mjafton të jemi pjesë vetëm e përbashkët e tregut evropian, por ne duhet të jemi patjetër pjesë e institucioneve politike të evropës që t'i miratojmë në vedet tona vlerat demokratike të BE. Nëse bëhet fjalë për një retorikë politike e cila më vonë nuk do të tranformohet atëherë e pranoj këtë, por nëse bëhet fjalë që në periudhën e ardhshme propozimet zyrtare  nga KE dhe BE që të shkoni në këtë linjë në ofrimin e alternativave të formave të fqinjësisë, mendoj se  jo vetëm vendi im nuk do ta pranojë këtë", tha Stevo Pendarovski ndër të tjera

Gazetari: Po qarkullon ideja se Franca kërkon partneritet special për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. A është zgjidhje e duhur dhe a duhet të pranohet?

Ilir Meta: “Çdo lloj ideje informale që mund të paraqitet apo parashtrohet si alternativë për të zëvendësuar procesin e anëtarësimit të vendeve tona dhe të Ballkanit Perëndimor në BE është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Dihet se gjithë ky progres i madh që është bërë në këtë rajon është bërë në frymëzimin e përbashkët të integrimit evropian të të gjithë vendeve tona. Së dyti, ne tashmë jemi një rajon i rrethua nga BE dhe nga NATO. Kështu që e vetmja perspektivë dhe e vetmja zgjidhje është vazhdimi i këtij procesi të zgjerimit të BE dhe anëtarësimit të vendeve tona. 

Për mua është e drejtë dhe legjitime kërkesa e çdo udhëheqësi të vendeve të BE për të kërkuar nga çdo vend që dëshiron të përfshihet në procesin e zgjerimit dhe të anëtarësohet se përveç të drejtave që fiton  nga etapa të ndryshme të këtij procesi ti qëndrojë fort edhe detyrimeve. Kjo është një e drejtë legjitime pasi jemi ne që kemi kërkuar të hyjmë në familjen e BE dhe e dimë që atje ka disa rregulla. E dimë që ka disa kritere, janë kriteret e Kopenhagen dhe që duhen përmbushur. Dhe në këtë drejtim çdo qëndrim që inkurajon vendet tona për të qëndruar dhe përmbushur detyrimet që burojnë nga ky proces është mëse legjitim dhe i pranueshëm.

Është detyra jonë të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha vendet. Dhe në veçanti edhe me ato që janë më kritiket për të demonstruar përgjegjshmërinë dhe besueshmërinë tonë si anëtarë të denjë në të ardhmen e kësaj familje të madhe. Besoj se edhe Franca por edhe vendet e tjera do ti qëndrojnë angazhimeve të saja strategjike për sa i takon Ballkanit Perëndimor të ndërmarra përgjatë këtyre dekadave ku kontributi i saj ka qenë mjaft i spikatur për stabilitetin, sigurinë dhe për arritjet pozitive të këtij rajoni që duhet të konsolidohen dhe mund të konsolidohen më tej përmes procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian”

Sipas gazetës serbe "Nezavisne", Franca do fillojë një konsultë zyrtare diplomatike për t’i ofruar Ballkanit Perëndimorë një partneritet të veçantë dhe të privilegjuar, i cili do të zëvendësojë anëtarësimin e plotë në BE. Sipas propozimit, mbështetja financiare, partneriteti special, qasja në tregjet europiane dhe avantazhe të tjera, do t'u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një "tërheqjeje të heshtur" të anëtarësimit të plotë