Meta dhe Xhaçka kujtojnë 106-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Shqiptare: Faleminderit për kontributin

4 Dhjetor 2018, 15:04

Presidenti Ilir Meta dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka kanë kujtuar ditën e sotme 106-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Shqiptare.

Me anë të një statusi në Facebook, Meta ka përcjellë konsideratat më të larta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica mbrojnë vendin dhe sigurinë kombëtare.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!

Ilir Meta, president 

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka postuar foton e parë të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912.

“Faleminderit për kontributin!”,-shkruan Xhaçka në Facebook.