“Meta e Basha ishin jashtë orbite”, telefonuesi ka edhe dy fjalë për Kryemadhin

25 Prill 2020, 10:30

Në programin e mëngjesit “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u diskutua tema e ditës për lirinë më të madhe që do të ketë në disa qytete duke nisur nga e hëna por një i moshuar donte të komentonte edhe situatën politike duke thënë: “ Meta dhe Basha kishin dalë nga orbita dhe këtu periudhë pandemie janë rikthyer në meridian pasi nuk dinin çfarë bënin por e kanë kuptuar që ishin në rrugë të gabuar”. Më pas duke folur në studio me gazetarin Andi Kapxhiu ai kishte edhe dy fjalë për kryetaren e LSI-së:”Monika Kryemadhi duhet të flasë në një tjetër mënyrë sepse dukej sikur nuk e njihte fare situatën” nënvizon zotëria.