Meta e çoi në 'Venecia' kodin zgjedhor, Komisioneri Varhelyi: Kuvendi të presë opinionin

26 Tetor 2020, 16:57

TIRANËNë një kohë kur kryeministri Edi Rama është i vendosur se mazhoranca do të votojë në Kuvend ndryshimet në kodin Zgjedhor pa asnjë ndryshim, Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin Oliver Varhelyi ka kërkuar që të pritet opinioni i Komisionit të Venecias. Këto ndryshime u dërguan në 'Venecia' nga presidenti Ilir Meta, pas kërkesës së opozitës dhe për Varhelyi, Kuvendi duhet ta marrë në konsideratë këshillën e tij.