Teksa presidenti Ilir Meta e pret në takim, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e njësisë administrative nr.4 në Tiranë. Ky është takim i përhershëm që kreu i qeverisë ka bërë me banorët e njësive administrative në kryeqytet në kuadër të fushatës elektorale.
Angazhimi për fushatën, ka qenë edhe motivi që kreu i qeverisë i ka dhënë presidentit Meta, pasi refuzoi ftesën e këtij të fundit për t'u ulur në tryezë dialogu për zgjidhjen e krizës politike.