Meta dhe Limaj në Thumanë: Faleminderit Kosovë e dashur

27 Nëntor 2019, 08:36 | Përditesimi i fundit: 2019-11-27 08:43:52

Pas goditjes së fuqishme që pësoi Shqipëria nga një tërmet prej 6.4 ballë mëngjesin e të martës, ku la shumë viktima dhe qindra të plagosur, e para që u angazhua për të ndihmuar vendin tonë ishte Kosova.

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti Ilir Meta, bashkë me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj, ishin në Thumanë, ku takuan njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës.Meta thotë se i ka falenderuar për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë.

“Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!

FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”,-shkruan Meta.

    No videos found.