Meta flet nga Korça për skandalin e nënshtetësive

23 Tetor 2020, 13:28

Pyetjen nga gazetarja e Report Tv: Ju keni dhënë në 3 vjet mbi 400 nënshtetësi me procedurë të veçantë me iniciativë tuajën dhe 900 me procedurë të zakonshme. Cilat kanë qenë kriteret që ju keni përdorur për të vendosur kaq shumë procedura të përshpejtuara edhe pse nuk kanë kaluar nga Ministria e Brendshme për kontroll të sigurisë?

"Meqë jemi në fushën e arsimit, se nuk jemi për këtë çështje. këtu jemi për të nderuar një mësuese që është e paharruar, Luiza Duli që humbi jetën kohë më parë në një aksident tragjik në një ditë të vështirë e të AKULLT duke shkuar drejt nxënësve të saj pa iu shmangur detyrës, siç disa e bëjnë, që duhet të bëjnë detyrën ndaj vendit. Ishim këtu për ta nderuar këtë mësuese, këtë dëshmore të arsimit, siç kemi pasur raste të sakrificave me vetëmohim për t'i ndriçuar fëmijët, duhet të tregojmë një kujdes më të madh për figurën e mësuesit, për t'i mbështetur se janë shumë prej tyre sidomos në zona të tilla që ndeshen me vështirësi dhe t'i edukojmë fëmijët me dashuri për vendin.