Ardian Dvorani u vlerësuar ditën e sotme nga DASH si një nga 12 personalitete në botë se ka luftuar korrupsionin, në një intervistë për Report Tv, Dvorani tha se ndihet i nderuar dhe krenar për këtë vlerësim të lartë të bërë nga DASH duke shtuar se ky vlerësim nuk është vetëm për të por për të gjithë magjistratët e tjerë në vend që punuan për drejtësinë. Reagimin e Presidenti Ilir Meta që foli për mafie ndërkombëtare pas vlerësimit të tij nga DASH, për ish kreun e KED-së kjo deklaratë është e pa komentueshme. "Personalisht ndihem shumë krenar dhe i vlerësuar që një vlerësim i tillë më vjen nga DASH. Natyrisht që është vlerësim i lartë dhe mbi të gjitha unë do të thoja se nuk më përket vetëm mua personalisht, por e ndaj dhe i përket të gjithë magjistratëve të tjerë të cilët ndër vite nëpërmjet ushtrimit të detyrës kanë bërë maksimumin e mundësive të tyre që është në Shqipëri drejtësia të ketë kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Reagimet e personave të cilido qoftë do i lexoj po nuk kam ndërmend të bëjë komet për to. Mafia ndërkombëtare është diçka e pa komentueshme, ajo që mua më intereson është vlerësimi që kanë bërë SHBA për personin tim duke më bërë të ndihem krenar për veten dhe shumë kolegë të mi, të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi", tha Dvorani.
Meta foli për mafie ndërkombëtare pas vlerësimit nga DASH, Dvorani për Report TV: E pakomentueshme! Qëndrimi im kundër tij për videon e Priftit, bëra detyrën
No videos found.