Meta 'fryn' shoqërinë civile kundër ndërkombëtarëve: Krizën ta zgjidhim vetë...Kume: Ne jemi dakord

20 Nëntor 2019, 20:03 | Përditesimi i fundit: 2019-11-20 21:46:01

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim me ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë në ambientet e Presidencës. Në përfundim të këtij takimi, i cili zgjati për rreth 60 minuta, foli Kristaq Kume i cili zbuloi më shumë atë se për çfarë u diskutua në këtë takim. Sipas tij, Meta ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës politike nuk duhen të varen shpresat tek ndërkombëtarët, pasi shumë raste më tëpër se kanë ofruar një zgjidhje kanë qenë pengues. Në këtë aspak, tha Kume edhe përfaqësuesit e tjerët të shoqërisë civile janë dakord.

"Kriza të zgjidhet nga ne, të mos i varim shpresat te ndërkombëtarët, pasi shpesh ato janë faktor pengues se zgjidhës. Ne na tha presidenti se është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me popullin shqiptar. Një thirrje për të gjithë aktorët politik brenda dhe jashtë parlamentit që të bëhemi bashkë dhe të bëjmë reformën e thellë legjislative, që nëse bëhet gjithëpërfshirëse është më e mira. Jemi dakord me presidentin Meta", tha Kume.