Meta “heq dorë” nga Kushtetuta/ Rëndësi ka shëndeti

17 Gusht 2020, 14:24 | Përditesimi i fundit: 2020-08-17 14:37:10

Edhe pse fokusi i konferencës së tij ishte situata në Kakavijë, presidenti Ilir Meta nuk ka kursyer edhe komentet për Gjykatën Kushtetuese si dhe Kushtetutën, në përgjigje të interesit të gazetarëve. Meta paralajmëroi zhvillime të reja në shtator.

"Kam zero komente për Gjykatën Kushtetuese, nëse do ishin ndjekur hapat zyrtar të marra nga Meta, Shqipëria nuk do ishte asnjë orë pa gjykatë Kushtetuese. (...) Për Kushtetutën kemi kohë në shtator, kemi 3 vjet që flasim dhe jemi këtu se jemi sjellë në mënyrë të papërgjegjshme me Kushtetutën që nga prilli i vitit 2008", tha Meta.